Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK. Kjo është hera e dytë që ministrja Xhaçka thirret në SPAK, ku janë të hapura dy çështje.
Bëhet fjalë për një kallëzim për përdorimin e helikopterëve që është denoncuar nga deputetja e PD Albana Vokshi dhe kallëzimet e ish-ushtarakut Artur Meçollarit për bazën e Limionit dhe bazën detare të Shëngjinit.
Xhaçka është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi dy çështjet.
“Herën e kaluar ajo dha sqarime për veprën penale të shpërdorimit të detyrës pas akuzave të PD se ka përdorur një helikopter për fushatë në Dibër. Ata e akuzonin dhe për veprimtari politike dhe zgjedhore të këtij helikopteri. Këtë herë zonja Xhaçka sipas informacioneve nga SPAK, është duke marrë në pyetje për dy kallëzim të Artur Meçollarit për Limionin në Sarandë që thuhet se është dhënë me qira dhe për Bazën detare të Shëngjinit ku është ndërtuar një objekt 4-katësh pa leje. SPAK pyeti deputetin Kollçaku më herët. Tani po merr në pyetje të gjithë zyrtarët e përfshirë në çështje. Meçollari ka kallëzuar dhe presidentin Bajram Begaj. Zonja Xhaçka ka mbi 30 minuta në SPAK. Ajo po pyetet në cilësinë personit që ka dijeni në cilësinë e dëshmitarit për rrethanat e ngjarjes.”,(BalkanWeb)