Gjykata e Tiranës nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtarit Agron Zhukri për të dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i ndryshimeve statutore në Partinë Demokratike. Zhukri kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pasi ishte njohur me çështjen, por kërkesa e tij nuk është pranuar nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës.
Tashmë Zhukri është i detyruar për të vazhduar me këtë dosje.
Njoftimi i Gjykatës:
Ju informoj lidhur me kerkesen e depozituar ne gjykate nga ana e Partise Demokratike me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar” ju bej me dije se pas hedhjes së shortit, gjyqtar i ceshtjes eshte caktuar gjyqtar Agron Zhukri.
Ky i fundit, pasi ka administruar dosjen gjyqësore ka paraqitur para Zv/Kryetarit të Gjykatës kerkesen per heqje dore nga gjykimi. Bazuar në nenet 72 dhe 73 te K.Pr. Civile, është vendosur “Mospranim i kerkeses”, nga ana e ZV/Kryetarit te Gjykates.
Ne keto kushte ceshtja eshte në gjykim tek gjyqtar Agron Zhukri, ne pritje per tju nenshtruar proçedurave te shqyrtimit gjyqesor.