Këngëtarja e njohur, Cardi B i kishte premtuar fansave të saj se do të lançonte një linjë të re me kukulla.

Por reperja ka njoftuar se linja e saj nuk do të dalë në treg, duke nxitur kështu një protestë në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj.

Një përfaqësues i këngëtares, tregoi se vonesat e prodhimit dhe transporti i shkaktuar nga Covid-19, ishte shkaku i anulimit të linjës.

Fansat, të cilët kishin shpenzuar 35 dollarë për kukullat, kritikuan prodhuesin se ndiheshin të mashtruar.

“Cardi, ju duhet ta kontrolloni këtë kompani sepse ky është një mashtrim i qartë. Shikoni sesa shumë njerëz mbetën pa kukullën e tyre.

Kjo kompani ka ndaluar së përgjigjuri në email”– komentoi një ndjekës në rrjetet sociale javën e kaluar.

Artisja njoftoi fansat e saj për linjën e kukullave në muajin mars, me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”.

“Kukulla e re është frymëzuar nga unë. Krijuar nga unë. Dizenjuar nga unë. Kjo do të thotë shumë”- shkroi Cardi B.

“Real Woman Are” filloi të marrë porosi të kukullave direkt pas njoftimit të reperes.

Kompania njoftoi se do të fillonte dërgimin e porosive gjatë muajit tetor.

Por kur dërgesat nuk u realizuan, fansat e shqetësuar dhe klientët e zemëruar kërkonin përgjigje në mediat sociale.

Sipas TMZ, Cardi B i kërkoi kompanisë që të lëshojë rimbursime për klientët menjëherë nëse nuk e ka bërë tashmë.