Nga Klodian Tomorri
Qeveria ndryshon Kushtetuten e Financave Publike. Shtyn konsolidimin fiskal per vitin 2024. Dmth i jep vetes te drejte te qeverise gjithe mandatin duke zgjatur doren lirshem ne treg per te marre borxh sa te kete qejf. E ben me Akt Normativ, qe te mos e bezdise njeri me pyetje neper komisione apo Parlament. Le qe kush do e pyese njehere.
Guvernatori i Bankes Qendrore nuk thote asnje fjale per kete pune. Nuk e prek fare, sikur s’ka ndodhur gje hic. Ne fakt, keta te BSH e kane gjetur kamardaren e shpetimit qe nga koha e Fullanit per kete ceshtje, kur hodhen tezen se ne nuk merremi me politiken fiskale, ajo i takon qeverise. Mire shume. Por deficiti, mos prek gje edhe politiken monetare apo hic?
Zakonisht parimi i bashkejeteses se qeverisjes fiskale dhe asaj monetare eshte ky: Kur e leshon doren njeri, e shtrengon tjetri. Dmth kur qeverise i hapet oreksi per borxh pa kufizim, Banka i shtrengon rripin duke rritur normat e interesit. Por keto ndodhin ne vende normale, jo ne Boten e Trete.
Nderkohe atyre te FMN-se po u plasin temthat. Nuk arrijne ta kuptojne dot se ne bote ka akoma qeveri, qe cajne rregullin fiskal me Akt Normativ.
Tani kjo pune eshte keshtu. Borxhi do te shkoje 83 per qind e PBB-se ne fund te vitit. Konsolidimi u shty. Para vitit 2024 buxheti nuk ka suficit primar. Vendi ka filluar te dale cdo vit per eurobond ne tregjet nderkombetare me dore te rende, 500 milione euro per raund.
Mund te mos ndodhe asgje dhe te fitojme. Por cfare ndodh nese tregu fillon na sheh me dyshim? Dhe arsyet per te na pare me dyshim po ia japim vet, kur bejme nga keto marifetet. Nje ish minister financash dikur tregonte gjithmone nje histori. Borxhi eshte si ujku. Ti nuk e sheh se ai eshte i qete ne pyll. Por kur te hyn ne shtepi, pastaj te kane marre flake te ndenjurat. Me sa duket e kane harruar. Te gjithe. Kane harruar edhe faktin qe tregjet nuk kane qene shume dashamires me Shqiperine ne te shkuaren.