Këtë të enjte 2 nga 4 të pandehurit e dosjes 184 në Dibër kanë dalë para togave të zeza në seancën e radhës për akuzën e ndikimit tek votuesit në zgjedhjet për Bashkinë Dibër të vitit 2016.

Ndërkohë mësohet se katër të pandehurit kanë 2 gjyqtarë duke i zhvilluar seancat të ndara.

Nuri Meda dhe Hasan Hoti kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, seanca e të cilëve ishte sot në orën 13:00. Por në mungesë të  avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 Korrik. Mësohet se Meda dhe Hoti kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Ndërsa seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Drini Gjeçi, do të mbahet me datë 12 Korrik.