Home ELBASANI SOT VIDEO/DHUNA NDAJ GRUAS ENDE ME SHIFRA ALARMANTE

VIDEO/DHUNA NDAJ GRUAS ENDE ME SHIFRA ALARMANTE

33

Qindra raste në pak muaj

Teksa vitet kalojnë dhe shoqëria përparon duket se Shqipëria vijon të bëj hapa prapa sa i takon dhunës me bazë gjinore. Qarku i Elbasanit vijon të jetë ndër qarqet më problematikë ku dhuna në familje kryesisht ndaj gruas vijon të godasë e të marrë jetë grash. Alarmante mbeten shifrat edhe për 6 mujorin e parë të 2021 ku në qarkun e Elbasanit janë identifikuar rreth 250 raste të dhunës në familje.

Lidhur me këtë Forumi i Gruas ka organizuar një sesion me aktorë kyç për evidentimin dhe parandalimin e dhunës në familje në të 9-ta bashkitë në të cilat operon forumi. Presidentja e Forumit të Gruas shprehet se shifrat mbeten tejet shqetësuese,gratë vijojnë të dhunohen dhe për këtë një pjesë të përgjegjësisë ia delegon edhe institucioneve si policia e shtetit apo edhe bashkitë.

Shumë femra të cilat vuajnë dhunën si psikologjike ashtu edhe fizike pranojnë të jetojnë në një ambient të tillë pasi nuk janë në dijeni të mundësive që kanë për të shpëtuar njëherë e mirë nga dhuna. Banja shpjegon se jo vetëm forumet si ai i gruas por gjithashtu edhe institucionet shtetërore ofrojnë shërbime falas për këdo që ka nevojë për ndihmë.


Një grua e cila vendos të ngrihet do të gjej mbështetjen e qindra të tjerave për ta ndihmuar por thelbësorë është që të mos heshtë dhe të mos i dorëzohet të keqes.