Afro 500 çështje janë gjykuar në gjykatën e shkallës së parë në Elbasan për dhunë në familje gjatë dy viteve të fundit.Përkatësisht në vit 2022 u gjykuan rreth 251 çështje ndërsa në 2023-in 224 dosje.Sipas gjyqtarit Ardit Kuka rreth 90% e rasteve referohen nga policia e shtetit edhe pse vërehet një ndërgjegjësim i grave për ta denoncuar dhunën.Për të marr një urdhër mbrojtjeje mjafton të bëhen një denoncim në cilindo organ ligjzbatues.
Kuka shpjegon edhe sa vite burg rrezikohet në rast se gjykata jep vendim me burg për dhunuesin
Më tej gjyqtari shpjegon se ligji i ndryshuar në vitin 2020 ka parashikuar ndryshime më të ashpra për dhunuesit.
Në fund gjyqtari ka edhe një mesazh për burrat dhe sidomos gratë që janë në një situatë dhune./egnatia news