Për shkak të rritjes së numrit të denoncimeve për krimet kibernetike tashmë në drejtoritë vendore të policive është krijuar seksioni i posaçëm që do të merret me hetimin e këtyre denoncimeve.

Një e tillë ndodhet edhe në drejtorinë vendore të policisë së Elbasanit, e cila ka hetuar dhe zbuluar disa raste. Një nga specialistët e këtij sektori tregon rastet por edhe pasojat që vijnë nga këto lloj krimesh.

Por ndjekja penale e këtyre rasteve është vetëm njëra anë e medaljes. Personat që bien preh e këtyre krimeve, në shumicën e rasteve janë të rënduar nga ana psikologjike dhe emocionale dhe natyrisht kërkojnë përkrahje dhe trajtim nga psikologët.

Në shumicën e rasteve personat që kanë rënë preh e abuzimit kibernetik, referuar materialeve të hetuara nga policia e Elbasanit, janë femra të moshës mbi 25 vjeçe./EGNATIA NEWS