Home ELBASANI SOT “DHUNA NË FAMILJE” SFIDË DHE PRIORITET PËR DVP ELBASAN

“DHUNA NË FAMILJE” SFIDË DHE PRIORITET PËR DVP ELBASAN

58

Çipa: Policia pranë qytetareve që kanë nevojë për ndihmë

Ulja e numrit të rasteve të dhunës në familje duket se do të jetë prioriteti I Policisë së Elbasanit për vitin 2022. Sipas drejtorit të bluve të Elbasanit viti 2021 shënoi një numër të lartë të rasteve të denoncuar për dhunë në famulje ndaj kjo do të jetë në fokus të 2022.

 Ardian Çipa shprehet për Egnatia News se veçse prioitet ulja e numrit të rasteve të dhunës në familje është edhe një sfidë. Çipa thekson se për të ulur rastet e dhunës duhet edhe një bashkëpunim i mirë mes aktorëve që operojnë në në këtë fushë.

Gjatë dy viteve të fundit që vendi ynë ka qenë në kushte e pandemisë dhe shpesh herë i izoluar është shënuar një rritje e numrit të rasteve të dhunës në familje. Sipas shifrave 1 në 3 gra në qarkun e Elbasani ka vuajtur dhenë si fizike ashtu edhe psikologjike.

Policia e shtetit i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që janë në një situatë dhune të mos heshtin por të drejtohen pranë autoriteteve për të denoncuar dhunuesit. Dhuna është vepër penale dhe denohet me ligj.