Fitorja e Teutës 1 me 0 në Selman Stërmasi përballë Tiranës u njollos nga dhuna në fundin e takimit, që pati si protagonist ishin e Tiranës, Stivi Frashëri.
Sapo përfundoi ndeshja, në tribunën qendrore plasi sherri, ndërmjet njerëzve pranë ekipit të Tiranës dhe familjarëve të portierit Stivi Frashëri. Shkak janë bërë ofendimet ndaj portierit të Teutës, ndeshjen e të cilit nga tribuna e ndiqte edhe e fejuara.
Sikur kjo të mos mjaftonte, dhuna dhe shtyrjet u spostuan edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes. Në sherr shihet që u përfshi edhe drejtori i Tiranës, Tefik Halili.
Në këtë situatë tensioni, ku nuk munguan shkelmat dhe grushtet, u përshinë edhe pjesëtarë të tjerë të dy skuadrave. Për të rikthyer normalitetin ishte e nevojshme ndërhyrja e forcave të shumta të policisë, ndërsa tashmë priten masa të ashpra nga Komisioni i Disiplinës.
(E.H/Faxweb.al)