80 mjekë dhe infermierë të Spitalit Rajonal të Elbasanit janë vaksinuar sot ndërsa procesi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Një kontigjent prej 300 vaksinash është gati për të përballuar nevojat e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Elbasanit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndoqën nga afër sot procesin e vaksinimit ndërsa u shprehën se ky proces do të vijojë edhe në spitalet e tjera të qarkut të Elbasanit si në spitalin e Librzhdit, Prrenjasit, Gramshit etj.

Më herët Kryeministri Rama inspektoi punimet për rikontruksionin e godinës së Spitalit Pediatrik të Elbasanit. E vetmja godinë e cila ka mbetur e parikonstruktuar në këtë kompleks spitalor. Kryeministri nuk kurseu akuzat ndaj opozitës.

Pas personelit mjekësor, procesi i vaksinimit edhe në Elbasan pritet të vijojë me të moshuarit. Ndërkohë edhe në Spitalin Rajonal të Elbasanit tashmë e gatshme e gjithë infrastruktura për të pritur pacientët covid.

Top Channel