Policia e Fierit vijon punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, teksa bën me dije se kanë rënë në pranga  4 shtetas për vepra të ndryshme penale, si dhunë në familje, armëmbajtje pa leje apo drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Fier / Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin Desard Hasa, 20 vjeç, banues në Fermë-Çlirim, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin po udhëtonte, është gjetur dhe sekuestruar një shufër hekuri me hapje të lëvizshme, e ngjashme si ato të shkopit të gomës që mbajnë punonjësit e Policisë.

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi Nerjon Boriçi, 20 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” pa leje drejtimi dhe gjatë kontrollit në automjet i është gjetur një armë sportive të cilën e mbante pa leje.

Lushnjë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Çelik Uku, 33 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, pasi ka nxjerrë me forcë nga banesa e tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases L. T.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 16 vjeç, banues në Fier pasi është konstatuar nga Policia duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” pa leje drejtimi.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit N. T., 20 vjeç, banues në Maqedoni dhe E. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë pasi duke drejtuar automjetet janë përfshirë në aksidente rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale