Një 47 vjeçare është gjetur e pajetë nga familjarët në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Dyshohet se viktima me iniciale V.G. është dhunuar, gjë e cila ka sjellë edhe humbjen e jetës.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

47 vjeçarja mësohet se jetonte e vetme pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë. Ka qenë i biri që ka njoftuar policinë, pasi prej ditësh nuk kishte arritur të lidhet me të.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia po heton nëse kemi të bëjmë me vrasje apo vetëvrasje duke qenë se 47-vjeçarja ka shenja në fyt.

Priten të merren në pyetje i biri dhe fqinjët për ndonjë konflikt të mundshëm që kjo familje mund të ketë pasur.

Ora news