Për të marrë dije nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Fiqiri Baleza”në fshatin Papër të bashkisë së Elbasanit detyrohen të hyjnë dhe të dalin nga shkolla duke “kapërcyer” aksi nacional Elbasan – Peqin. Çdo ditë, për shkak se shkolla ndodhet buzë rrugës ata janë të detyruar të luajnë me fatin per të hyre në ambientet e shkollës. Vetë nxënësit thonë se janë të frikësuar të kalojnë ketu por nuk kanë asnjë mundësi tjetër.

Për këtë rrugë edhe prinderit janë të detyruar të lënë punet e tyre për të përcjellë fëmijët në shkollë pasi aksidentet ketu nuk kanë munguar dhe kjo i frikeson.
S
Edhe pse ka vite që është kërkuar deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për një rruge alternative për sigurinë e jetës së këtyre fëmijëve, ndersa vlen të përmendet që aksi nacional Elbasan – Peqin është një ndër pikat e zeza në qark për aksidente. Egnatia news