Një 50 vjeçar me iniciale Sh.B. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ushtronte dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur.
Gjatë kontrollit në banesë policia i ka gjetur një sasi municioni luftarak. Ai kishte bërë edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Bathore, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.
Ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, në banesë, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi municioni luftarak, si dhe konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e policisë.