Mediat austriake kanë dhënë detaje të reja nga arrestimi i Kasandër Nogës në Vjenë, pasi akuzohet për atentatin ndaj armikut të tij të përbetuar Erion Hasanbelliut dy ditë më parë në Bruksel.

Mësohet se autoritetet kishin marrë informacion se Noga ndodhej në Vjenë. Ai është ndaluar paraditen e djeshme në orën 09:15 para një pallati në Donaustadt.

45-vjeçari fillimisht është habitur kur ka parë forcat e policisë por nuk ka bërë rezistencë. Sipas informacioneve paraprake, Noga po bëhej gati të udhëtonte drejt Shqipërisë.

Mbrëmjen e të dielës ai i bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë, me të cilin ishte në hasmëri prej 20 vitesh, pasi i kishte vrarë të atin.

Pak kohë më vonë Hasanbelliu me të vëllanë e tij i bënë atentat Nogës në Belgjikë ku mbeti i vrarë miku i tij Julian Çela.