Dy shtetas janë arrestuar nga policia në Cerrik pasi akuzohen për dhunë në familje.

Në pranga kanë rënë një 56-vjeçar dhe një 26-vjeçar, pasi kanë dhunuar një 23-vjeçare, e cila është pajisur më pas me urdhër mbrojtjeje

Blutë bëjnë me dije se 56-vjeçari është babai i vajzës ndërsa 26-vjeçari bashkëshorti i të resë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit O. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Mollas dhe S. S., 56 vjeç, banues në Shushicë (bashkëshorti dhe babai i një 23-vjeçareje), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 23-vjeçares, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”,- njofton Policia.