Aktivistë e humanist dhurata për fëmijët

Aktivistë të shoqërisë civile kanë dhuruar sot disa pako me dhurata për fëmijët të cilët fatkeqsisht këto ditë festash janë duke u trajtuar në spitalin pediatrik të Elbasanit.

I konceptuar në formën e një aktiviteti argëtues pjesmarrëset ndanë dhurata për të vegjlit.

Njëra prej organizatoreve Ina Malhani është shprehur se e ndërmorën këtë nismë nisur edhe nga vështirësitë që ajo ka hasur gjatë jetës së saj, pasi ajo është rritur në një shtëpi të përkujdesit të fëmijëve dhe ndaj të qenurit pranë atyre në nevojë në këto ditë ishte shumë domethënëse.

Edhe shefja e shërbimit pediatric në spitalin e Elbasanit vlerësoi kontributin e njerëzve të tillë që suportojnë dhe kontribojnë me dhurata për të gëzuar sadopak fëmijët në këto ditë festash.

Nga ana e tyre edhe të vegjlit gëzuan teksa morën dhuratat .