Angel Di Maria ka bërë një driblim të bukur ndaj Vinicius Junior në ndeshjen kualifikuese të Argjentinës ndaj Brazilit mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
Argjentina dhe Brazili luajtën pa gola (0-0) në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katar 2022”, me kombëtaren Albiceleste që e siguroi kualifikimin.
Megjithatë, ndeshja ishte shumë e luftuar, por edhe me aksione dhe momente magjike kohë pas kohe.
Njëri nga momentet më të mirë padyshim se ishte ai i minutave shtesë të pjesës së parë.
Angel Di Maria dhuroi një driblim të jashtëzakonshëm duke e turpëruar sulmuesin brazilian, Vinicius Junior. Argjentinasi mori një top afër vijës anësore dhe me Viniciusin që po i afrohej me vrull, Di Maria vendosi t’ia fus topin mes këmbeve me lehtësi.
Megjithatë, në pjesën e dytë, edhe sulmuesi i Real Madridit bëri një driblim të bukur ndaj Nahuel Molinas. Vinicius kësaj radhe ngriti topin mbi kokën e Molinas.