Vazhdojnë të jenë shumë të komentuara ngjarjet brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

DJ PM dhe Sarah janë dy ndër banorët, të cilët janë kthyer në fokusin e mediave dhe publikut, për shkak të afrimitetit që kanë krijuar brenda shtëpisë.

Dyshja argëtohen vazhdimisht nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa nuk mungojnë edhe flirtet me situata komike.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi kur PM është ulur në gjunjë dhE i ka propozuar blogurës së njohur.

DJ emri i vërtetë i të cilit është Pajtim, kishte marrë unazën e Sabianit për të improvizuar propozimin e famshëm.

PM dhe Sarah përndryshe javën e kaluar kanë deklaruar gjatë spektaklit se kanë një pëlqyeshmëri ndaj njëri-tjetrit dhe se do t’i lënë gjërat që të rrjedhin spontanisht.