Përmirësimi i regjimit ushqimor dhe aktiviteti fizik i rregullt, janë vërtetuar të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje shëndetsore.
Ndërsa trupi ynë plaket, rreziku për t’u prekur nga diabeti i tipit 2 rritet.
Për të mbajtur nën kontroll diabetin, sitili i jetesës dhe mënyra e të ushqyerit luajnë rol kryesor.
Por ndonjëherë nevojiten edhe medikamente, për të zvogëluar rrezikun e komplikimeve të mundshme.
Si diabeti ashtu edhe paradiabeti diagnostikohen në bazë të rezultateve të testeve laboratorike.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryen këto analiza jo vetëm për t’i paraprirë diabetit nëse jeni në fazat fillestare të tij, por sepse vetëm kështu mund të parandaloni ose të paktën të frenoni zhvillimin e sëmundjes.
Përmirësimi i regjimit ushqimor dhe aktiviteti fizik i rregullt, janë vërtetuar të ndihmojnë në përmirësimin e kësaj gjendjeje shëndetsore.
Por ajo ç’ka është ende e paqartë për ekspertët e shëndetit është shfaqia e paradiabetit, një fazë që i paraprin zhvillimit të diabetit të tipit 2, në moshë të thyer. Dhe se cilat janë pasojat e shfaqjes së paradiabetit tek të moshuarit?
AgroWeb.org duke u bazuar në studimet e fundit të kryera rreth kësaj çështjeje, ju njeh më poshtë me përfundimim.
A janë pasojat e diagnostikimit me prediabet të rrezikshme edhe për të moshuarit?
Hulumtimet e fundit kanë dhënë disa informacione interesante për këtë çështje.
Në studimin ku AgroWeb.org u bazua, u analizuan rreth 3,412 individë nga një grup me moshë 71 vjeç e lart. Studiuesit zbuluan se ata me paradiabet, kishin më shumë gjasa të qëndronin në këtë gjendje të ndërmjetme ose të riktheheshin në normalitet.
Dhe më pak se 12% e njerëzve pjesëmarrës në këtë studim kaluan nga paradiabeti në diabet.
Sipas ekspertëve të shëndetit, këto gjetje tregojnë se të kesh paradiabet në moshë të thyer nuk duket të jetë edhe aq e rrezikshme.
Sipas tyre, kjo gjendje paraqet një rrezik më të lartë për të çuar në diabet të rinjtë dhe individët e moshës së mesme.
Prandaj ata theksojnë të tregohet kujdes dhe të kryhen anlizat e duhura sidomos nga personat që vuajnë nga sëmundje të cilat mund të shkaktojnë edhe diabet./AgroWeb.org