Pas 3 ditësh izolim banorët e fshatit Fushë-Alie në Dibër kanë përshtatur mjetet e tyre të punimit të tokave, zetorët për të hapur rrugën e fshatit.
Përmes videos së siguruar nga Top Channel, shikohet përpjekja e banorëve për të hapur rrugën e për të dalë nga izolimi.
Kujtojmë se vendi ynë është përfshirë nga reshje dëbore ditët e fundit, të cilat kanë sjellë vështirësi në qarkullim të qytetarëve në disa akse rrugore.
Top Channel