Në Shkodër është djegur një apartament në zonën e njohur si  Kryqëzimi i  ish-Degës së Brendshme e për pasojë ka pësuar djegie të rënda në trup një zonjë e moshuar.

Pas një ore luftë me zjarrin, u arrit të nxirret e moshuara e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit,

Shërbimi zjarrfikës, Policia dhe banorët e pallatit kanë ndërhyrë për të nxjerrë gruan. Ajo është shtruar në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, zjarri në shtëpinë e saj dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.