Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Xhemaj në njësine administrative Cakran ne Fier.

Flaket janë pikasur nga fqinjët dhe banorët e lagjes, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës.

Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në dhomën e gatimit ndërkohë që zjarrfikëset jane duke shkuar në vendngjarje për të bërë mundur shuarjen e flakeve.

Si pasoje e flakëve janë shkrumbuar të gjitha orenditë  ndërkohë që nuk ka te lënduar.