Një kamion u përfshi nga flakët këtë paradite në rrugën e Lumit të Vlorës, midis fshatit Kotë dhe Gjormë.
Qarkullimi i mjeteve në këtë aks rrugor u bllokua për një orë për shkak të flakëve të mëdha.
Zjarri që dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kamion, u neutralizua nga zjarrfikësit e Selenicës.