Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë ecjes në autostradën “Tiranë-Elbasan”.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të premtje në fshatin Dopaj, ku dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga një 21 vjeçare banuese në Korçë.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.