Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Si pasojë e flakëve, mjeti tip fuoristradë është djegur plotësisht
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.
Sipas policisë, automjeti i djegur ishte pa targa. Grupi hetimor po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.