Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky deklaroi se Rusia duhet të largohet nga komuniteti ndërkombëtar nëse nuk dëshiron të ndjekë një marrëveshje paqeje.

“Ose udhëheqja ruse do të kërkojë realisht paqen ose si rezultat i kësaj lufte, Rusia do të largohet përgjithmonë nga arena ndërkombëtare,” tha ai në një fjalim video.

Duke folur për goditjet në rritje të Rusisë në lindje dhe jug, ai tha: “I gjithë ky aktivitet i ethshëm i pushtuesve dëshmon para së gjithash për pasigurinë e tyre. Për faktin se edhe me rezerva të konsiderueshme të pajisjeve ushtarake sovjetike dhe një numër të konsiderueshëm ushtarësh… trupat ruse dyshojnë në aftësinë e tyre për të na thyer, për të thyer Ukrainën. Ne po bëjmë gjithçka për të justifikuar dyshimet e tyre”.

Zelensky përsëriti thirrjen për një embargo totale të naftës ruse, duke thënë: “Bashkimi Evropian duhet të ndalojë sponsorizimin e makinës ushtarake të Rusisë”.

Ai shprehu mirënjohje për presidentin Biden pasi ai premtoi një dërgesë tjetër masive armësh në Ukrainë.