Policia njofton se rreth orës 12:10, në Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetases S. N., rreth 85 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.