Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Vlorë.

Policia njofton se rreth orës 02:22, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit E. S., banuese në Vlorë.


Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.