Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 46-vjeçar i arrestuar për trafikim të narkotikëve. Blutë bëjnë me dije se në pranga është vënë Eduart Haxhi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 46-vjeçari është dënuar në gjykatën e Torinos me 10 vite burg, për këtë, ai pritet të ekstradohet në Itali.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas shqiptar i dënuar nga autoritetet italiane. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale” në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Eduart (Artan) Haxhi, 46 vjeç, banues në Elbasan. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë”, njofton policia.