Digjet një banesë private në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë ish-kinemasë. Shtëllunga të mëdha tymi janë ngritur në ajër, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Flakët kanë përfshirë plotësisht banesën, në të cilën jetonte vetëm një person. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime, por shfaqet i tronditur dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime për shkaqet e zjarrit.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.
Banesa e përfshirë nga zjarri ndodhet pranë disa njësive të biznesit, në një zonë mjaft të populluar.

GEAM Sh.p.k