Elbasan/Informacion paraprak Në fshatin Bathës, dyshohet se për shkak të një shkëndije në sobën e druve, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./egnatia news
