Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj zhvillon sot një takim me paraardhësit e tij.
Mësohet si Begaj do të takohet sot më ish – Presidentët Alfred Moisiu, Bamir Topai dhe Rexhep Meidani.
Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit.
Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë.