Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, i cili ditën e djeshme mori pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër.

Përmes një postimi në Facebook, ai e cilëson presidentin rus, Vladimir Putin, si pronarin e “Open Ballkan”, teksa i drejtohet Ramës, duke thënë që t’i japë dorën Putinit formalisht.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Shko e jepi dorën Putinit!

Hiç mos e zgjat!

Jepja atë dorë dhe legalizoje Ballkanin e Hapur!

Jepja dorën, meqë i hamë bukën (grurin), megjithse po ja blejmë spo na e fal.

Bëhu burrë shteti dhe pranoje rrjeshtimin gjeopolitik ku na fute.

Ske përse fshihesh më as pas lobimeve Amerikane e as pas Vuçiçit. Shko direkt tek i zoti i punës, tek pronari i Ballkanit të Hapur.

Me atë rast mbledhim mendjen që për ca vite skemi më punë me perëndimin.

Bien edhe këto teatrot idiote me reforma burrokratësh idiotë perëndimorë e me pisllëqe antikushtetutë. Duhet të na bjerë edhe iluzioni që jetojmë në demokraci.

Nuk jetohet me iluzione. As me rrena. Ndaj bëhu burrë shteti dhe jepja dorën Putinit edhe formalisht!

Sa më takon do të të përshëndes për burrninë, por kurrë për vendimin që ke marrë për të na larguar nga Europa.

Sa të kem frymë do mbetem shqiptar europian