Home TEKNOLOGJI Disa kompani amerikane goditen nga një sulm kibernetik

Disa kompani amerikane goditen nga një sulm kibernetik

14

Rreth 200 biznese amerikane janë goditur nga një sulm kibernetik që sipas autoriteteve është një sulm kolosal.

Huntress Labs tha se sulmi kishte në shënjestër kompaninë e IT-së me bazë në Florida dhe më pas u përhap në disa kompani të tjera që përdornin softuerin e saj.

Huntress Labs tha se sulmi mund të jetë bërë nga banda e Ransomware REvil e lidhur me Rusinë. Ndërkohë Agjencia e Sigurisë dhe Infrastrukturës Kibernetike e SHBA, ka deklaruar se kishte nisur hetimet për të zbuluar autorët e sulmit.

Kompanitë e prekura nga sulmi kibernetik u ka bërë thirrje klientëve që të kenë kujdes. Ende nuk është e qartë se cilat kompani specifike janë prekur, ndërkohë një përfaqësues i Kaseya i kontaktuar nga BBC nuk pranoi të jepte detaje.

/tvklan.al