Disa persona mbetën të plagosur në qytetin gjerman të Dusburg pas sulmit me thikë në një qendër fitnesi.

Policia ka thënë se situata ende është e paqartë, ndërsa një operacion i madh po zhvillohet nga ata në të gjithë zonën.

Një zëdhënës policor e ka konfirmuar se operacioni është duke u kryer nga ekipi i tyre afërt Esen, dhe qytetarëve u është bërë thirrje që ta shmangin zonën e sulmit.

“Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy autorët e sulmit, të cilët mbeten ende në arrati, i kanë therur me thikë personat që ndodheshin aty.

Arsyeja e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, pasi autoritetet janë treguar të rezervuar me detajet.