Home ELBASANI SOT VIDEO/DISA SHKOLLA NË ELBASAN RREZIKOJNË MBYLLJEN

VIDEO/DISA SHKOLLA NË ELBASAN RREZIKOJNË MBYLLJEN

68

Shkak është bërë mungesa e nxënësve nga komuniteti maxhorancë

Përfaqësues të komunitetit rom dhe  egjyptian  në Elbasan ngrenë  shqetësimin se disa shkolla po shkojnë drejtë  braktisjes nga nxënësit. Edhe pse regjistrimi këtë vit u bë online, përsëri nuk ndali regjistrimet jashtë vendbanimit.

Sipas përfaqësuesit të Lëvizjes Rinore Egjiptiane komuniteti në mazhorancë i regjistron fëmijët në shkollat më të mira dhe larg shkollave të ashtuquajtura me shumicë rome egjiptiane per arsye të ndryshme.

Në kuadër edhe të arsimit gjithëpërfshirës, komunitetet në shkolla duhet të jenë të barabartë dhe çdokush duhet te ndjehet i pranuar dhe në lidhje me këtë problematikë duhet të marren masa të menjëhershme.

Ndërsa prindërit e komunitetit rom e egjiptian i druhen braktisjes së shkollave nga fëmijët e tyre për shkak të distancimit nga pjesa tjetër.

Gazetare Sara Koçi