Vllaznia e femrave ka pësuar disfatë 0-4 në shtëpi ndaj PSG-së (Grupet, Champions League).

Vajzat franceze mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, me dy gola.

Ishte Diani që “tundi rrjetën” 2 herë, duke vendosur kështu ndeshjen në shinat e duhura.

Në pjesën e dytë, PSG do thellonte avantazhin me Bachmann, pas një asisti të Cascarino në minutën e 60-të dhe Folquet (90′).

Pas katër ndeshjesh, Vllaznia mbetet në vendin e fundit, pa asnjë pikë të grumbulluar. Në krahun tjetër, parisienet janë në vendin e dytë me 7 pikë.