Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak për 2023, antari i këshillit të partisë Socialdemokrate, Erion Murataj përcolli disa nga shqetësimet e qytetarëve. Theksi i fjalës së Muratajt u vu tek mungesa e investimeve në infrastrukturë në njësinë administrative të Treganit ku prej disa vitesh banorët e fshatit Tudan vuajnë mungesën e një rruge të asfaltuar. Murataj u shpreh se rruga është në gjendje skandaloze dhe thuajse e pakalueshme nga banorët e zonës ndaj kërkoi të miratohet një projekt për ndërhyrje për ta rikonstruktuar.
Gjithashtu kryetari I PSD për qarkun e Elbasanit ngriti zërin edhe për banorët e zonës së Shpati duke thënë se aksi Gjinar -Zavalinë është në një gjendje shumë të keqe pasi ndoshta është i vetmi aks në qark që nuk ka pasur kurrë investime. Erion Murataj tha se banorët e këtyre fshatrave janë lënë në mëshirë të fatit edhe pse zona ka potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar turizmin.
Për të dyja këto shqetesime të qytetarëve të ngritura nga Murataj u përgjigj kryebashkiaku Gledian Llatja duke thenë se për aksin Tudan-Trepsenisht nuk ka fond aktualisht dhe rruga do të vijojë të mirëmbahet nga ASHP.
E njeta gjë edhe për aksin Gjinar-Zavalinë që veçse kërkesës për projekt deri më tani nuk ka asnje dritë jeshile për investim.