Në ditën botërore të lirisë së shtypit një mesazh e ka shprehur edhe ambasadorja amerikanë, Yuri Kim.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim shkruan se demokracia në çdo vend kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione të sakta të siguruara nga media të pavarura.

Postimi i plotë:

Në Ditën e Lirisë së shtypit botëror, SHBA-të riafirmojnë mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, duke përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura.

Top Channel