Home ELBASANI SOT VIDEO/DITA BOTËRORE E SINDROMËS DOWN

VIDEO/DITA BOTËRORE E SINDROMËS DOWN

25

Ministret Manastirliu dhe Kushi në Elbasan

Në kuadër të “Ditës Botërore të personave me sindromën Doën”,në qytetin e Elbasanit u zhvillua një aktivitet sensibilizues ndërsa ishte i pranishëm ky target grup, prindër , njerëz që punojnë me ta, por dhe dy ministret e kabinetit qeveritar si ministrja e shëndetësise Ogerta Manasterliu dhe ajo e arsimit Evis Kushi.

 Kjo datë është përzgjedhur për shkak se personat e prekur nga kjo sindromë kanë një kromozom shtesë në kromozomin e 21-të. Prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe thanë se qeveria duhet të bëjë më shumë për ta. Sipas tyre shpenzimet që këta fëmijë kanë nevojë, nuk mbulohen me pagesat modeste që jep qeveria, madje as ajo e premtuar si pakëtë e rezistencës sociale.

Ministrja Manasterliu pohoi se qeveria shqiptare mbeshtet nëpërmjet paketës së rezistencës sociale të gjithë personat me aftësi ndryshe, por refuzoi të shprehë se 3 mijë lekët e reja do të mbulojnë kostot e cmimeve të cilat prej disa ditësh janë rritur ndjeshëm.

Ndonëse numri i personave me aftësi ndryshe në Elbasan është i lartë e vetmja shkollë në dispozicion të tyre është ajo speciale “Zëra Jete”. Pavarësisht premtimeve për ndërtimin e një qendre të mirefilltë komunitare, kjo e fundit nuk ka qënë e mundur. Për ministren e arsimit Evis Kushi pritet qe ky propozim të kalojë në parlament.

 Një nga problemet që hasen personat me sindromën daën është dhe diskriminimi i tyre në shoqëri dhe punë.