Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar shqiptarët me rastin ne 9 Majit, Ditës së Europës me një shprehje të shkrimtarit Ismail Kadare që thotë: “Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”.

Sipas Ballës, ky është një paradoks që tashmë i përket historisë, pasi Shqipëria sot është gati të negociojë ‘Marrëveshjen e Anëtarësimit në Bashkimin Europian’, stacioni i parafundit në rrugën tonë të gjatë të ribashkimit me Europën, që nisi 3 dekada më parë, kur nën thirrjet “E Duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.