Një i burgosur në paraburgimin e Vlorës, i identifikuar si Dhimitër Qesku, denoncoi përmes një telefonate live në studion e lajmeve të FaxNews, mungesën e ujit në qeli dhe frikën për marrjen e ndonjë infeksioni si pasojë e papastërtisë. Qesku bën me dije se ai së bashku me të burgosurit e tjerë janë prej dy ditësh në grevë urie, pasi kanë frikë të marrin ushqimet e servirura në burg për shkak të ndotjes së ujit.

Unë quhem Dhimitër Qesku dhe aktualisht po vuaj një dënim në paraburgimin e Vlorës. Ne kemi një shqetësim shumë të madh dhe që nga dita e djeshme kemi frikë të marrim ushqimin nga komanda. Ujë për të pirë nuk kemi asnjë gram në dhomë dhe të detyruar kemi kaluar në grevë urie. Po vuajmë, si dhomë, jemi të gjithë me ilaçe dhe nuk ia ndien asnjë njeriu për ne. Kam 9 muaj në paraburgim, dhe si unë dhe shokët e dhomës po mbahemi pa asnjë provë.

I kemi lajmëruar të gjithë për problemin e ujit, por nuk na vjen asnjëri në ndihmë, fare gramin. Na mbajnë me fjalë të bukura: “Duroni se do vijë uji, duroni se do vijë, merrni ushqimin.”

Ne kemi frikë ta marrim ushqimin se është shumë i pistë ujë dhe kemi frikë mos marrim ndonjë sëmundje. Aq më keq unë kam dy ditë që kam kryer një ndërhrje kirurgjikale dhe jam me zemër, po ashtu dhe shoku i dhomës është me ilaçe, por këtyre nuk ia ndien fare për asgjë, sikur jemi bagëti dhe jo sikur jemi njerëz”, tha Qesku.