Kryeministri Edi Rama këtë të dielë e ka nisur me një urim në Ditën e Evropës.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur si mesazh urimi vetëm një video në të cilën paraqiten mënyra sesi funksionon Bashkimi Evropian.

Nga imazhet e videos tregohet se BE funksionin si një organizatë bashkëpunuese mes vendesh dhe mbështetëse për njëri-tjetrin.

Gjithashtu Ditën e Evropës e ka uruar edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili thekson se së shpejti, kufijtë e Europës politike afrohen me ata kulturore.e.su./abcnews.al