“Kundër këtij virusi dhe vaksinimi më lejoni që të falenderoj të gjithë infermierët e 4 spitaleve të COVID në Tiranë, por edhe në qytete. Dua të shpreh vlerësimin tim, për të gjithë që ishin në vijën e parë të luftës. Infermierët u bën ura bashkëpunimi, ne jemi të vetëdijshme se mungesa e stafeve për shkak të mbingarkesës janë çështje që duhet të adresohen, për të përmirësuar kushtet e punës dhe për t’i rritur ato profesionalisht dhe BE ju mbështet. Rreth 10 mln Euro vetëm për vaksinat e emergjencat”, tha Soreca.

‘Sot ne nderojmë sakrificat e atyre që punojnë pa u lodhur. Këtë vit jemi mirënjohës cdo infermieri dhe cdo profesionisti të kujdesit shëndetësor. Ju keni qënë në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie, duke luftuar. Disa prej jush iu është dashur të vajtoni për ata që kanë humbur jetën. Sot iu bashkohemi për të nderuar infermierët që humbën jetën për shkak të pandemisë.

Pavarësisht se sa ju ka kushtuar ju gjetët guximin dhe përkushtimin për të vazhduar luftën. Për botën ju jeni heronjt e rinj, heronjt të cilëve do tju jemi gjithmonë mirënjohës. SHBA janë tejet të nderuara të mbështesin përpjekjet tuaja.

Ne kemi siguruar trajnime dhe inkubatore, siguruam automjetet. SHBA kanë angazhuar më shumë se 4 miliard dollarë për Covax.

Kjo e gjitha është suport, njerëzit që kanë bërë punë të madhe që nënkupton humbjen e jetës jeni ju. Ju i keni frymëzuar të gjithë, dhe mua. Keni treguar forcë, durim, do të jemi me ju, krah jush në këtë punë të rëndëisishme. Është nder për mua që të jem në mes të heronjve të Shqipërisë. Sonte bashkohemi me ju për të kujtuar ata që kemi humbur, do të jemi krah jush derisa të arrijmë dritën në fund të tunelit. Faleminderit nga zemra.‘- tha Kim.