Sot është dita kombëtare e JO-së greke. Në mënyrë të përvitshme, qytetarë të shumtë grekë vijnë në territorin shqiptar sa herë që është kjo ditë e shënuar për ta dhe kryejnë homazhe në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.

Ndërsa lidhur me masat e marra, policia shqiptare mëngjesin e sotëm ka ngritur postoblloqe në hyrje të kufirit shqiptar konketisht në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur Ura e Leklit. Në vendin e caktuar, policia bën kontrolle të automjeteve, për të shmangur cdo lloj incidenti, pasi në ceremoni mund të marrin pjesë edhe nacionalistë grekë.

Pritet që ceremonia zyrtare të mbahet në orën 10:00 të mëngjesit të ditës së sotme në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë.