Home AKTUALITET Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës! Publikohet...

Dita e parë e punës iu bë e fundit e jetës! Publikohet FOTO e kamarierit 20-vjeçar që humbi jetën në Velipojë

60

SHKODËR– Personi në foto është Myzerim Zeneli, i cili humbi jetën pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë. 20-vjeçari kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.

Mbrëmjen e djeshme Velipoja u trondi, pasi pas një përplasje me armë mes pronarëve të hotel “Fatazia” dhe pronarëve të hotelit “Gocaj”, kanë mbetur të vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.