Home AKTUALITET Gjak në rrugë dhe një vajzë e tronditur e ulur në trotuar,...

Gjak në rrugë dhe një vajzë e tronditur e ulur në trotuar, përplasen dy makina në Tiranë, plagoset këmbësori dhe një tjetër person

178

TIRANË– Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që është regjistruar mesditën e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “21 Dhejtori” në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të paktën dy të plagosur, një prej tyre këmbësor.

Një prej mjeteve duket se ka pësuar dëme të mëdha në pjesën e parme të tij, ndërsa në rrugë ka ende mbetje të gjakut të një prej të plagosurve. Makina tjetër është dëmtuar në pjesën anësore në krahun e drejtuesit.