Sot ka nisur viti i ri shkollor, ku 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankën e shkollës. Risi për klasën e parë, do të jetë abetarja e unifikuar me Kosovësn dhe futja e lëndës së Teknologjisë dhe Informacionit.

Kryeministri i vendit Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi ndodhej në shkollën “Jeronim de Rada” ku inspektuan disa prej ambienteve dhe klasave të para.

Rama kishte edhe një këshillë për nxënësit.

Bëni qejf dhe punë. Puna është qejfi më i madh”, u tha kryeministri me nota humori.

Ai shtoi se duke qenë se për herë të parë futet mësimi i teknologjisë që në klasë të parë, u pa e udhës që të fillohet me 100 nxënës për të parë si do shkojë.